PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri serb Daçiç do të vizitojë Kosovën
2013-10-10 10:28:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se së shpejti do ta vizitojë Kosovën, për t'iu ofruar mbështetje serbëve që masivisht të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

"Kjo nuk është ndihmesë për Hashim Thaçin, por për popullin tonë, që të kemi organet tona në Kosovë", ka thënë Daçiç.

Mediat serbe njoftojnë se vizita mund të ndodhë javën e ardhshme. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë, që do të kenë karakter zgjedhor.

Vizitat në fjalë kanë qenë temë diskutimi në bisedimet Thaçi-Daçiç, zhvilluar të hënën në Bruksel.(Nga Balkanweb)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China