Ministria a Jashtme e Kinës tha të martën se Pekini i ka rekomanduar Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) 10 ekspertë për të marrë pjesë në punën e shkatërrimit të armëve kimike në Siri, në përputhje me kërkesat e kësaj organizate.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying u shpreh se Kina mbështet vendimet dhe pikëpamjet e OPCW-së dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
"Kina shpreson se vendimet e këtyre organizatave do të zbatohen në mënyrë sa më efektive, tha Hua, duke shtuar se "Kina është e gatshme të dërgojë ekspertë si dhe të ofrojë mbështetje financiare për këtë qëllim". (Wang Xianya/Albana)