Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi kërkoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të arrijë një konsensus dhe të kalojë një rezolutë mbi armët kimike të Sirisë.
"Duke vepruar kështu ne dërgojmë një sinjal bashkimi dhe japim mbështetje politike për inspektimin, verifikimin dhe shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë," tha Wang gjatë një dreke pune me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-moo dhe katër ministrat e tjerë të Jashtëm të vendeve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Wang nënvizoi se kriza e Sirisë mund të zgjidhet vetëm në rrugë diplomatike.
Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë përpjekje për të zgjidhur krizën siriane dhe mbajtjen e konferencës së dytë të Gjenevës. (Leftion Peristeri)