Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit njoftoi të hënën se dha lejet e para për nisjen nga funksionimi të rrjetit 4G të telefonisë celulare.
Lejet janë dhënë për telefonët Samsung GT-N7108D, Sony M35T, Huawei D2-6070 dhe Zhongxing Telecom Equipment Corporation U9815.
Ekspertët thonë se leja është dhënë për aksesin në rrjetin 4G që do të thotë se së shpejti ai mund të vihet në përdorim.
Ministria do të lëshojë tre leje të posaçme për tre kompanitë më të mëdha në Kinë, e më pas, duke parë kërkësat e kompanive të tjera, mund të lëshojë më shumë.
Në krahasim me rrjetin 3G, shpejtësia e kalimit të të dhënave në celular me 4G është më e lartë. (Zhan Dian)