PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KQZ: Të drejtën partive ua jep Kodi Zgjedhor, jo ne
2013-06-06 20:36:10 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se vendimi për transmetimin në televizione të kasetave të përgatitura nga partitë, ua jep atyre Kodi Zgjedhor dhe jo KQZ-ja.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e KQZ-së, ka sqaruar se "KQZ në mënyrë eksplicite ka cituar pikën 1 të nenit 84 të Kodit Zgjedhor. Neni 84, pika 1, parashikon se informacionet mbi aktivitetin e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore duhet të identifikohen qartë në përputhje me disa udhëzime të KQZ-së".

Sipas saj, KQZ-ja me vendimin nr. 503, datë 3.06.2013, ka zbatuar detyrimin që kodi zgjedhor i ngarkon për të nxjerr udhëzime në lidhje me menyrën se si subjektet zgjedhore duhet të përgatisin materialet për informacionin e fushatës zgjedhor, të cilat ja vënë në dispozicion operatorëve radiotelevizive private.

Duke cituar pamundësinë e disa mediave për të ndjekur çdo aktivitet të çdo partie politike vendimi nr. 503 nuk i përjashton ato nga mundësia për të transmetuar fushatën zgjedhore të partive politike.

"Ky vendim i KQZ nuk përjashton as mediat që dëshirojnë dhe kanë kapacitete për të ndjekur çdo aktivitet të të gjitha partive politike. Të gjithë ata që interpretojnë apo keqinterpretojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet t'i referohen Kodit Zgjedhor i cili është produkt i konsesusit të forcave politike, të materializuar nga Kuvendi i Shqipëtisë dhe që KQZ ka detyrimin ligjor vetëm për ta zbatuar atë atë nen për nen"- perfundon deklarata.

(nga http://www.panorama.com.al)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China