PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping flet mbi marrëdhëniet Kinë-Amerikë Latine
2013-06-06 15:04:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ju drejtua me një fjalim Dhomës së Lartë të Parlamentit të Meksikës, nën moton "Zhvillim i përbashkët, e ardhme e ndritur".

Në fjalimin e tij, Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet mes Kinës dhe Amerikës Latine ndodhen në fazën e zhvillimit të shpejtë, ndaj, të dyja anët duhet të përparojnë me largpamësi, për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm.

Xi Jinping u shpreh se Meksika është një vend i rëndësishëm i Amerikës Latine dhe zhvillimi i marrëdhënieve kino-meksikane i shërben mbarë rajonit.

"Amerika Latine po futet në një fazë të artë zhvillimi, ku përparimi i saj do të thotë më shumë mundësi për botën sigurisht edhe për Kinën. Zhvillimi i marrëdhënieve mes Kinës dhe Amerikës Latine është në hapje e sipër dhe kërkon bashkëpunim për të arritur fitime të përbashkëta," tha Xi Jinping.

Xi Jinping shtoi gjithashtu se partneriteti strategjik midis Kinës dhe Amerikës Latine, do të nxitë zhvillimin e përbashkët dhe do të favorizojë paqen, stabilitetin dhe përparimin e rajonit dhe madje mbarë botës. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China