PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping i drejtohet me një fjalim parlamentin meksikan
2013-06-06 11:19:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Meksika duhet të këmbëngulin në bashkëpunim me fitime të ndërsjella dhe zhvillimin e përbashkët, tha presidenti kinez Xi Jinping gjatë një fjalimi në Dhomën e Lartë të parlamentit të Meksikës.

"Kina është e gatshme që të mbajë qëndrim të hapur dhe të shtojë aktivisht importin e produkteve meksikane. Ndërkohë, Kina dhe Meksika duhet të bashkëkundërshtojnë proteksionizmin tregtar dhe të këmbëngulin te dialogu për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe për të krijuar një mjedis të mirë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh," tha Xi.

Gjtiashtu së bashku me presidentin meksikan Pena Nieto, Xi Jinping mbajti një fjalim edhe në mbledhjen e sipërmarrësve Kinë-Meksikë. Xi shpreson se sipërmarrësit e dy vendeve do të përpiqen bashkë me një pikëpamje strategjike, për të çuar bashkëpunimin kino-meksikan në një nivel të lartë.

Presidenti meksikan Pena Nieto u shpreh nga ana e tij se Kina është partner i rëndësishëm i Meksikës. Ngritja e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin strategjik ka krijuar një perspektivë të gjerë për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. "Meksika është e gatshme të krijojë kushte të lehta, për të tërhequr investimet kineze," tha Pena Nieto. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China