Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun u shpreh të mërkurën se situata në Siri po përshkallëzohet, por ende shpresojmë për një zgjidhje politike të këtij problemi.
Shefi i OKB-së tha në një konferencë shtypi të zhvilluar në selinë e OKB-së në Nju Jork se shtimi i tensioneve në Siri po shkatërron mbarë vendin, si dhe po kërcënon rajonin dhe civilët e thjeshtë sirianë. Ai theksoi se zgjidhja politike e krizës siriane është rruga e vetme për përfundimin e konfliktit, duke shtuar se OKB-ja po bën përpjekje të vazhdueshme në këtë drejtim.
Po atë ditë ai u takua me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimin për të shkëmbyer mendimet lidhur me këtë çështje. (Vera/Albana)