PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Reagime për situatën në Gadishullin Korean
2013-04-12 16:33:51 CRI Komenti juaj Printoni

Situata në Gadishullin Korean po përshkallëzohet, teksa Koreja e Veriut përsëriti se forcat e saja janë në gjendje gadishmërie dhe këshilloi stafet e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare të largohen nga vendi.

Qëndrimi i Penianit është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti amerikan Barack Obama u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe i bëri thirrje Koresë së Veriut t'i japë fund provokimeve për luftë.

Obama tha se Uashingtoni do të marrë masat e duhura për të mbrojtur veten dhe aleatët.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Koreja e Veriut duhet të zbatojë ligjet ndërkombëtare, përfshirë edhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"SHBA-ja do të përpiqet ta zgjidhë çështjen me anë të rrugëve diplomatike", tha Obama.

Ndërsa Ban Ki-moon deklaroi se ishte i shqetësuar për situatën në Gadishullin Korean dhe shpreson se SHBA-ja, Kina, Koreja e Jugut, Rusia, Japonia dhe palët përkatëse do të përpiqen bashkë, për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore.

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye ndërkohë deklaroi se do të zhvillohen bisedime me Penianin, teksa premtoi edhe dhënien e ndihmave humanitare.

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry ndodhet në Korenë e Jugut, ku nisi turneun që do ta çojë edhe në Kinë e Japoni. Qëndrimet e Penianit janë gjithashu në krye të axhendës së tij.

Ministrat e jashtëm të G-8-tës, të mbledhur në Londër, publikuan një deklaratë të përbashkët, ku dënuan kërcënimet me armë bërthamore dhe planin për lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut. Në deklaratë theksohet se nëse Peniani kryen lëshimin, ky veprim do të pasohet me sanksione të mëtejshme.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei, i bëri thirrje palëve që të dëgjojnë komunitetin ndërkombëtar e të mos ndërmarrin veprime që do të përkeqësonin situatën.

Hong kërkoi rinisjen e bisedimeve gjashtë-palëshe, për të pasur një Gadishull Korean pa armë bërthamore e për të ruajtur paqen e stabilitetin atje, por edhe në rajonin e Azisë verilindore. (Zhan Dian/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China