Samiti i 24-rt i Lidhjes Arabe nisi punimet të martën në Doha të Katarit, ndërsa kriza në Siri dominon axhendën e punimeve.
Krerët e 15 shteteve arabe janë të pranishëm në takim, përfshirë presidentin egjiptian Mohamed Morsi, Emirin e Katarit, Sheikun Hamad bin Khalifa Al-Thani e udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas.
Zv/presidenti i Irakut, Musa Al Khuza gjatë fjalimit të tij, i bëri thirrje Lidhjes Arabe që të krijojë një këshill sigurimi për të zgjidhur krizën e tejzgjatur në Siri.
Në samit merr pjesë edhe udhëheqësi i dorëhequr i opozitës siriane, Moaz al-Khatib. (Ardi Pulaj)