Gjatë ditëve të fundit palët e konfliktit në Siri kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorim të armëve kimike. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei tha të mërkurën në një konferencë shtypi se përdorimi i armëve kimike është në kundërshtim me parimet e rregullat ndërkombëtare dhe Kina e kundërshton me vendosmëri përdorimin e këtyre armëve.
Një ditë më parë televizioni kombëtar i Sirisë njoftoi se kryengritësit në Siri kanë lëshuar raketa me lëndë kimike në Alepo, duke shkaktuar 25 viktima dhe disa të plagosur. Ndërkohë komandanti i kryengritësve mohoi akuzat, duke thënë se janë forcat qeveritare siriane ato që kanë hedhur raketa me substanca kimike. (Vera/Albana)