Në deklaratën e publikuar pas takimit, palët e ndryshme u shprehën se do të bashkërendojnë qëndrimet, duke thelluar bashkëpunimin për të garantuar rikthimin e pushtetit në duart e popullit sirian. Në deklaratë kërkohet gjithashtu që presidenti Bashar Al-Assad të japë dorëheqjen e menjëhershem nga posti për ta çuar vendin në procesin e tranzicionit politik demokratik.
Gjithashtu, pas takimit, kryediplomati amerikan Xhon Keri deklaroi se qeveria e ShBA-së do t'i japë opozitës siriane ndihmë në ushqime, pajisje mjekësore etj., me një vlerë prej 60 milionë dollarësh amerikanë.