PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Synimi i reformës së Këshillit të Shtetit, përmirësimi i jetesës së popullit
2013-03-01 19:23:34 CRI Komenti juaj Printoni

Partia Komuniste e Kinës, partia në pushtet në Kinë, publikoi të enjten një komunikatë, në të cilën bëhet e ditur se në mbledhjen plenare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës u miratua projekti i shndërrimit të funksioneve dhe i reformës institucionale të Këshillit të Shtetit, si edhe iu sugjerua Këshillit të Shtetit t'ia paraqitë këtë projekt për shqyrtim sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës që do të mbahet më 5 mars. Në komunikatë thuhet se duhet të ngulet këmbë në konceptet se i pari është njeriu, të qeverisjes për popullin dhe të administrimit në shërbim e të shërbimit në administrim. Specialisti përkatës i tha gazetarit të radios sonë se epiqendra e reformës së tanishme është shndërrimi i funksioneve të qeverisë, rregullimi i marrëdhënieve të brendshme të institucioneve dhe i mekanizmit të funksionimit të tyre, me qëllim që të rregullohen kompentencat dhe të rikthehet vlera e shërbimeve publike të qeverisë.

Profesori i departamentit të administrimit publik në Shkollën Kombëtare të Administrimit të Kinës Zhu Fei është i mendimit se reforma që do të zbatohet së shpejti, përmban disa rregullime të vogla mbi bazën e reformës së vitit 2008. Synimi i saj është sigurimi dhe përmirësimi i jetesës së popullit, forcimi i administrimit shoqëror dhe zhvillimi i organeve të shërbimeve publike, si edhe pakësimi i dukurive të tilla si vakuumi ose mbivendosja e kompetencave, si rrjedhojë e shtimit të kompetencave ose funksioneve të qeverisë.

Në reformën e çdo here ka bashkim ose integrim departamentesh. Në reformën e vitit 2008, gjithsej 15 institucione u ristrukturuan dhe u formuan Ministria e Industrisë dhe të Informacionit, Ministria e Transportit dhe e Komunikacionit, Ministria e Sigurimeve Shoqërore dhe e Burimeve Njerëzore, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ministria e Strehimit dhe e Zhvillimit të Qytetit dhe të Fshatit. Gjatë reformës së kësaj here fokusi është në integrimin e degës së sigurisë ushqimore si një institucion administrativ në shkallë ministrie.

Sipas ekspertëve, institucionet qeverisëse në shoqërinë moderne kanë nevojë për profesionalizëm dhe çelësi për këtë është marrja nga secili e përgjegjësive që i takojnë. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China