Dy avionë rusë të ngarkuar me ndihma humanitare fluturuan drejt Sirisë, tha të martën Ministria e Gjendjes së Emergjencës.
Avionët Il-62 dhe Il-76 u nisën drejt qytetit port Latakia në Sirinë Veriperëndimore me orën e Grinuiçit 6 e 10 minuta të mëngjesit, thuhet në uebsajtin e ministrisë.
Avionët transportuan 46 tonë ushqime, batanije, krevate dhe sende të tjera. Ata gjithashtu do të marrin mbrapsht shtetas rusë dhe të tjerë nga Shtetet e Komunuelthit të Bashkuar që dëshirojnë të largohen nga vendi i përfshirë në konflikt.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se gjendja në Siri nuk kërkon "veprime emergjence" nga Moska. (Leftion Peristeri)