Kryeministri sirian Wael al-Halqi deklaroi se do të japë të gjitha garancitë e nevojshme për nisjen e bisedimeve të paqes në vend.
"I bëj thirrje çdokujt që të bëhet pjesë e procesit politik për të shpëtuar Sirinë dhe siguruar suksesin e këtij procesi. Nëpërmjet tij do të zbulojmë se kush është nacionalist dhe kush ka një axhendë të huaj", tha kryeministri gjatë seancës së Parlamentit në Damask.
Ministri sirian për pajtimin kombëtar është shprehur se dëshiron të takojë udhëheqësin e opozitës për bisedime. Ndërsa emisari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi propozon që negociatat të zhvillohen në selinë e OKB-së në Nju Jork. (Ardi Pulaj)