PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Asadi akuzon Izraelin se synon minimin e stabilitetit në Siri
2013-02-04 15:25:52 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti sirian Bashar al-Asad e akuzoi të dielën Izraelin se synon të minojë stabilitetin e Sirisë. Kjo ishte deklarata e parë e Asadit lidhur me incidentin e goditjes ajrore izraelite brenda territorit sirian ndaj asaj që sipas Damaskut ishte një qendër kërkimore.

 

Sipas njoftimeve të Agjencisë së Lajmeve të Sirisë, Asadi u takua të dielën me sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit Saed Xhalili që po viziton Damaskun. Presidenti sirian tha se goditja izraelite tregon bashkëpunimin e Tel-Avivit me opozitën brenda në territorin sirian, për të dëmtuar stabilitetin e Sirisë dhe për të dobësuar forcën e saj.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehud Barak pranoi të dielën në Konferencën e Sigurisë në Mynih se trupat izraelite ndërmorën një sulm ajror ndaj instalimeve ushtarake siriane. "Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë tregon se ne bëjmë atë që themi. Ne kemi paralajmëruar që të mos dërgohen armë në Liban, " tha kreu izraelit i mbrojtjes. (Çang Çuo/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China