PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shefja e misioneve humanitare e OKB-së viziton Damaskun
2013-01-28 11:18:11 CRI Komenti juaj Printoni

Shefja e misioneve humanitare të OKB-së, Valerie Amos, vizitoi të dielën Damaskun dhe zhvilloi bisedime me ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale të Sirisë Jassim Mohammad Zakarya për të diskutuar rreth situatës humanitare të refugjatëve sirianë.

 

Zakarya tha se këto bisedime arritën "përparime pozitive", por nuk dha detaje mbi planin konkret të arritur nga të dy palët.

Amos vizitoi gjithashtu një pikë strehimi të refugjatëve në distriktin Barzeh të Damaskut.

Sipas të dhënave të publikuara nga OKB-ja, afro 4 milionë sirianë kanë nevojë për ndihmë humanitare urgjente dhe së paku 2 milionë kanë humbur shtëpitë.

 

Zv.sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe theksoi se megjithëse vendet fqinje të Sirisë kanë ofruar një ndihmesë të madhe, situata e refugjatëve mbetet ende e zymtë. Ai shtoi se ndihma për refugjatët sirianë kërkon që vendet arabe të bashkëpunojnë, pasi një vend i vetëm s'mund ta mbajë gjithë këtë përgjegjësi. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China