PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Medvedevi: Rusia nuk këmbëngul që Asadi të mbetet në pushtet
2013-01-28 20:00:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri rus Dimitri Medvedev i tha të hënën gazetës gjermane "Handelsblatt" se vendi i tij nuk është përkrahës i presidentit të tanishëm sirian Bashar al-Asad dhe se Moska mban qëndrim pragmatik mbi problemin e Sirisë.

Medvedevi u shpreh në intervistë se Rusia nuk mbështet as Asadin e as opozitën, por mban kontakte me të dyja palët. Ai pranoi se Moska dhe Damasku kanë marrëdhënie ekonomike e ushtarake, por theksoi se Rusia nuk ngul këmbë që Asadi a ndonjë person tjetër duhet të jetë në pushtet. Sipas tij, "kjo duhet vendosur nga vetë populli sirian".

Kreu i qeverisë ruse vuri në dukje po ashtu se në Siri ka sekte të ndryshme fetare dhe se të gjitha palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve që të diskutojnë për të ardhmen e vendit. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China