PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, nuk është e nevojshme ndërhyrja e Rusisë për evakuim
2013-01-23 19:39:35 CRI Komenti juaj Printoni

Situata në Siri nuk kërkon ndërhyrje emergjente nga Rusia, deklaroi ministri i Jashtëm Sergei Lavrov të mërkurën.

Sipas njoftimeve në Siri ndodhen më qindra e mijëra qytetarë rusë, shumica gra. "Ata janë informuar se në rast se duan të largohen nga Siria, ne do t'i kthejmë në shtëpi," u tha ministri i Jashtëm gazetarëve gjatë konferencës vjetore të shtypit.

Rreth 8,000 shtetas rusë janë të regjistruar në ambasadën ruse në Siri. Por ambasada shton se rreth 25 mijë shtetas të tjerë të pa regjistruar jetojnë në qytetet e përfshira nga lufta.

Më herët të mërkurën, dy avionë rusë u ulën në aeroportin Domodedovo të Moskës, me 77 shtetas rusë në bord, shumica gra dhe fëmijë. Avionët u nisën nga kryeqyteti i Libanit, Bejrut.

Operacioni është ndërmarrë për të kthyer në atdhe shtetasit rusë që e dëshirojnë një gjë të tillë, shtoi ministria duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për një evakuim. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China