Mbi 80 persona kanë mbetur të vrarë pas dy shpërthimeve në zonën e Universitetit të Aleppo-s, në ditën e parë të provimeve.
Ndërkohë, Rusia ka pezulluar aktivitetet në konsullatën e saj në Aleppo, si dhe njoftoi se nëse do të jetë e nevojshme do të evakuojë shtatasit rusë nga Siria.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 60 mijë sirianë kanë humbur jetën në luftën që nisi në marsin e vitit 2011 dhe konfliktet dhe dhuna vazhdojnë ende. (Albana)