Kryetari i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, që ndodhet për një vizitë në Egjipt, u takua të hënën në Kajro me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe Nabil el-Araby. Të dyja palët shkëmbyen mendime lidhur me çështjet kryesore të rajonit, si problemi i Palestinës, kriza në Siri etj.
Në një konferencë shtypi pas takimit, kreu i Lidhjes Arabe El-Araby theksoi se zgjidhja e problemit palestinez është "çelësi" për arritjen e sigurisë dhe të stabilitetit të Lindjes së Mesme, kurse Van Rompuy u shpreh se duhet të bashkërendohen qëndrimet e palëve të ndryshme për të gjetur një zgjidhje të përhershme për konfliktin arabo-izraelit.
Lidhur me problemin e Sirisë, të dyja palët ishin të mendimit se, sipas kërkesave të Deklaratës së Gjenevës, duhet të fillojë sa më parë procesi i tranzicionit politik dhe të formohet një qeveri e re e ligjshme.
(Du/Artani)