Rrëzimi i presidentit sirian Bashar al Assad nuk është parakusht për zgjidhjen e krizës në vend, tha të dielën ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Ideja se Assad mund të largohej në fillim si parakusht, "nuk citohet në Bisedimet e Gjenevës dhe nuk mund të përmbushet," tha Lavrov pas takimit me homologun ukrainas, Leonid Kozhara.
Komentet e tij vijnë dy ditë pas takimit në Gjenevë me të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe Lakhdar Brahimi dhe zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit William Burns.
Vetë Assad javën e kaluar propozoi një plan për të zgjidhur krizën siriane, i cili parasheh mbajtjen e një konference të bashkimit kombëtar, formimin e një qeverie të re dhe amnisti.
Opozita siriane e refuzoi planin për paqe dhe e quajti atë "retorikë boshe."
Siria është përfshirë në një luftë të përgjakshme civile mes forcave të qeverisë dhe atyre të opozitës që nga marsi i viti 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara deri tani 60,000 kanë humbur jetën gjatë konfliktit. (Leftion Peristeri)