Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së në Gjenevë bëri të ditur të mërkurën se i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për problemin e Sirisë Lakhdar Brahimi do të zhvillojë të premten bisedime me zyrtarë amerikanë e rusë.
Zëdhënësi tha se Brahimi do të takohet në Pallatin e Kombeve në Gjenevë me zv.ministrin e Jashtëm të Rusisë Mikhail Bogdanov dhe nënsekretarin amerikan të Shtetit William Burns për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e krizës siriane.
Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 60 mijë veta janë vrarë që prej fillimit të konfliktit në Siri në marsin e vitit 2011, ndërsa qindra mijë të tjerë janë larguar në vendet fqinje për t'i shpëtuar luftës. (Çang Çuo/Artani)