Presidenti sirian Bashar al-Assad prezantoi strategjitë e tij për zgjidhjen politike të krizës 22 mujore në vend, gjatë fjalimit të parë televiziv që nga qershori i vitit të kaluar.
Assad u shfaq përpara qindra mbështetësve në Teatrin e Operas së Damaskut.
Ai paraqiti një nismë me tre faza për zgjidhjen politike të krizës, përfshirë armëpushimin, dialogun kombëtar dhe krijimin e qeverisë me bazë të gjerë.
Por kreu i shtetit sirian i kërkoi vendeve fqinje dhe Perëndimit të ndalojnë financimin dhe furnizimin e rebelëve për ta rrëzuar atë nga pushteti.
"Qeveria aktuale do të thërrasë një konferencë kombëtare pajtimi për të përforcuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, për të refuzuar ndërhyrjet në punët e brendshme dhe braktisur terrorizmin", tha Assad.
Fjalimi u kritikua nga ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu, që tha se Assad nuk po merr përgjegjësinë për luftën në vend.
Më herët, kryeministri britanik Dejvid Kamerun i bëri thirrje Assadit të jepte dorëheqjen. (Ardi Pulaj)