PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja: Mbi 60 mijë persona kanë humbur jetën nga konflikti në Siri
2013-01-03 20:01:28 CRI Komenti juaj Printoni

Komisionerja e lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Navi Pillay, deklaroi të mërkurën në Gjenevë se që nga nisja e konfliktit në Siri më 15 marsin e vitit 2011, numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në mbi 60 mijë.

Në këtë deklaratë ajo shton se Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut e OKB-së ka autorizuar një institut për raportime për 5 muaj radhazi lidhur me numrin e viktimave në Siri.

"Që nga fillimi i konfliktit në Siri e deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar, u regjistrua një total prej 59,648 vrasjesh, dhe duke marrë parasysh se dhuna ende nuk ka përfunduar mund të themi se kjo shifër ka arritur në mbi 60 mijë deri në fillim të 2013-s," u shpreh Navi Pillay. (Vera/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China