Sipas njoftimeve të agjencisë siriane të lajmeve, periferia e Damaskut u përfshi nga një shpërthim me autobombë, çka shkaktoi vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve.
Mësohet se pjesa më e madhe e viktimave janë nxënës, të cilët po udhëtonin për në shtëpi. Krahas kësaj, forcat siriane të sigurisë gjetën një kamion që transportonte 3 tonë eksploziv pranë një shkolle në qytetin Ar Raqqah. (Jiang Lei/Albana)