PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia kritikon mos zbatimin e konsensusit të Gjenevës
2012-12-28 21:01:51 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera se po injorojnë konsensusin e arritur në Gjenevë për zgjidhjen politike të konfliktit sirian, por po i ofrojë popullit armë për të sulmuar njëri-tjetrin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandr Lukashevich, kujtoi se në qershor të këtij viti në Gjenevë, në mbledhjen "grup të veprimit" të ministrive të Jashtëm mbi konfliktin e Sirisë, u arrit konsensusi mbi rifillimin e dialogut kombëtar në Siri, dhe se nuk përcaktohej dorëheqja e presidentit Bashar al Assad, si parakusht për rifillimin e dialogut.

"Homologët tanë të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera arritën konsensus në Gjenevë, por më pas ata përkrahën opozitën e Sirisë. Ata nuk kanë organizuar asnjë dialog midis qeverisë dhe opozitës. Ata inkurajuan opozitën të përmbysë autoritetin aktual dhe jo bisedimet. Veprimet e tyre janë kundër konsensusit të arritur në Gjenevë. Ne nuk do t'i mbështetim kurrë", tha zëdhënësi.

Lukashevich theksoi se konsensusi i mbledhjes së Gjenevës është baza politike për të zgjidhur krizën e Sirisë. Rusia, shtoi ai, po kontakton me autoritetet amerikane, përfaqësuesin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe Lakhdar Brahimi, dhe palë të tjera, për të shkëmbyer mendime mbi zbatimin e konsensusit të arritur në mbledhjen e Gjenevës. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China