Komisioni Hetimor Ndërkombëtar i OKB-së theksoi se situata humanitare në Siri është përkeqësuar gjatë tre muajve të fundit.
"Po shtohen vazhdimisht veprimet e qeverisë dhe të forcave opozitare, të cilat shkelin të drejtat e njeriut dhe ligjet humanitare", thuhet në një raport të publikuar të enjten nga Komisioni.
Sipas raportit, gjatë hetimeve nga 29 shtatori deri më 16 dhjetor, anëtarët e Komisionit kanë marrë informacione për ekzekutime pa gjyq, tortura, sulme ndaj trashëgimive kulturore, shfrytëzim të ndërtesave si spitalet për mbrojtjen e objektivave ushtarake, përdorim të bombave thërrmuese në zonat e banuara. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)