Rusia po merr masa për të evakuuar shtetasit e saj nga Siria në momentin që situata do të degradojë më tej. Mediat ruse njoftuan të martën se Flota e Baltikut, tashëm është nisur drejt Detit Mesdhe.
Ministria rus e Mbrojtjes e konfirmoi lajmin dhe shtoi se 5 anijet e Flotës së Baltikut do të zëvendësojë Flotën e Detit të Zi.
Zv-ministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov u shpreh në premten e kaluar se Rusia po harton planin e veprimit të shpërndarjes së shtetasve rusë nga Siria, në kohën kur situata do të dalë jashtë kontrollit. (Du/Leftion Peristeri)