Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying deklaroi të martën se Pekini respekton vendimet e popullit sirian si dhe përshendet çdo përpjekje politike dhe që pranohet nga palët, për zgjidhjen e krizës.
Deklarata e saj erdhi teksa zv/presidenti i Sirisë, Faruk Al-Shara deklaroi se as qeveria dhe as forcat opozitare nuk mund të shënojnë fitore, pasi konflikti vazhdon.
Hua Chunying nxiti palët në Siri të nisin sa më parë dialogun dhe mbi bazën e konsensusit të ecin drejt kalimit të pushtetit. (Vera/ Ardi Pulaj)