Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka anuluar vizitat e saj në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme për shkak të problemeve shëndetësore, deklaroi të hënën zëdhënësi i saj Philippe Reines.
Reines u shpreh se Klinton do të zëvendësohet në këtë udhëtim nga zëvendëssekretari i Shtetit William Burns, i cili pritet të vizitojë Marokun, Tunizinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe(UAE).