Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së biseduan të hënën në Bruksel për çështjen siriane, ku i pranishëm, për herë të parë, ishte edhe kreu i Koalicionit Kombëtar të Forcave Revolucionare Opozitare të Sirisë, Ahmed Moaz al-Khatib.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kethrin Eshton bëri të ditur në konferencën e shtypit se ministrat biseduan me al-Khatib për situatën aktuale të Sirisë.
Sipas baroneshës, Bashkimi Europian e konsideron opozitën siriane si përfaqësuesen e ligjshme të popullit sirian, gjë tregon se Brukseli ka hedhur një hap tjetër drejt njohjes së forcave opozitare. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)