Çdo agresion i huaj ndaj Sirisë do të ketë "pasoja katastrofike" në rajon,
dhe vendosja e raketave në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë është një veprim "provokues", tha të enjten zv.ministri i Jashtëm i Sirisë.
Ai përsëriti akuzat ndaj Turqisë dhe vendeve të tjera arabe se kanë financuar dhe mbështetur grupet e armatosura në Siri.
Vendosja e raketave "Patriot" nga NATO në kufirin turk me Sirinë është një "akt provokativ," tha zv.ministri. (Albana)