Trupat qeveritare siriane dhe fraksionet opozitare shkëmbyen zjarr në disa zona të Damaskut. Sipas njoftimeve të gazetës së pavarur siriane El Watan, trupat qeveritare morën përsëri kontrollin e distrikt Daraya në periferinë jugore të Damaskut dhe vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr me fraksionet opozitare pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut.
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Martin Nesirky lajmëroi të hënën se OKB-ja mund të tërheqë personelin e saj "të panevojshëm" nga Siria dhe njëkohësisht do të ndalojë operacionet e saj në vend, për shkak të keqësimit të situatës.
Presidenti rus Vladimir Putin që po viziton Turqinë tha Rusia nuk e mbështet Bashar al Assadin. "Nuk mbrojmë pushtetin e Assadit dhe nuk jemi përkrahës të qeverisë siriane. Kujdesimi për të ardhmen e Sirisë dhe shpresojmë të mos bëjmë të njëjtin gabim."
Ndërkohë, Presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi presidentin sirian Bashar al Asad që të mos të përdorë armët kimike, në të kundërt ai do të përballet me pasojat. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)