Korja e Jugut ka filluar konsultimet me partnerët ndërkombëtarë dhe njëherësh përgatitjet pasi Koreja e Veriut lajmëroi lëshimin e një sateliti.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut zhvillon bisedime të hënën me ambasadorët e Kinës, SHBA-së, Rusisë dhe Japonisë në Seul mbi këtë çështje. Ndërsa një i dërguar i posaçëm ndodhet në SHBA për të zhvilluar konsultime dhe për të rënë dakord mbi masat që do të merren.
Një zyrtar i lartë në Seul theksoi se nëse Feniani insiston të lëshojë satelitin, Koreja e Jugut do të kërkojë një zgjidhje nëpërmjet OKB-së.
"Por në bazë të situatës së tanishme, Seuli shpreson që të nxitë Korenë e Veriut në mënyrë diplomatike të heqë dorë nga lëshimi", theksoi zyrtari.
Mediet koreanoveriore njoftuan më 1 dhjetor se Feniani do të lëshojë satelitin Kwangmyongsong-3 nga 10 deri më 22 të dhjetor. Autoritetet në veri kanë lajmëruar se i gjithë procesi i lëshimit do të realizohet me teknologjinë e prodhuar vetë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)