Rusia i bëri thirrje Koresë së Veriut të rishqyrtojë vendimin për lëshimin e satelitit.
Qëndrimi u bë i ditur të hënën në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.
Moska thekson se Peniani nuk duhet të shpërfillë rezolutën 1874 të Këshillit të Sigurimit, në të cilën përcaktohet qartë se Koresë së Veriut i ndalohet të lëshojë satelitë nëpërmjet shfrytëzimit të teknikave të raketave balistike.
"Si anëtare e OKB-së, Koreja e Veriut duhet t'i përmbahet kësaj rezolutë", thuhet në deklaratë.
Agjencia koreanoveriore e lajmeve njoftoi se Peniani do ta lëshojë satelitin Kwangmyongsong-3 midis 10 dhe 22 dhjetorit. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)