Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Qin Gang u shpreh në një konferencë shtypi të dielën se Kina i kushton vëmendje të madhe lëshimit të satelitit nga Koreja e Veriut.
Sipas zëdhënësit të diplomacisë kineze, Pheniani ka të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës në mënyrë paqësore, por kjo e drejtë është e kufizuar nga rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Z. Qin shprehu gjithashtu shpresën se palët e ndryshme do të bëjnë më shumë për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean, duke treguar gjakftohtësi për të shmangur përshkallëzimin e situatës. (Wang Xianya/Artani)