Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Viktoria Nuland e cilësoi të shtunën lëshimin e planifikuar të satelitit nga ana e Koresë së Veriut si një "veprim provokues" që do të kërcënojë sigurinë dhe paqen e rajonit
Në një deklaratë Nuland paralajmëroi gjithashtu që çdo përpjekje për të përdorur në mënyrë të njëanshme teknologjinë e raketave balistike për të lëshuar satelitë përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të rezolutave nr. 1718 dhe nr. 1874 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në prillin e këtij viti, kur Koreja e Veriut lëshoi për herë të parë satelitin, Këshilli i Sigurimit publikoi një deklaratë kryetari, ku vihej në dukje se, në rast të lëshimit përsëri të satelitit nga Koreja e Veriut, do të merrte masat përkatëse.
Ndërkohë, zëdhënësja Nuland e nxiti Phenianin të zbatojë plotësisht detyrimet sipas rezolutave të KS-së, duke bërë të ditur që ShBA-ja po mban kontakte të ngushta jo vetëm me gjashtë palët përkatëse të çështjes bërthamore të Koresë së Veriut, por edhe me aleatët e partnerët e saj për veprime të mëtejshme. (Wang Xianya/Artani)