Presidenti sirian Bashar al-Asad ka theksuar se "modeli libian" nuk do të përsëritet në Siri, duke iu referuar ndërhyrjes së huaj ushtarake që ndihmoi në rrëzimin e ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi vitin e kaluar, njoftoi të premten media shtetërore egjiptiane.
Sipas agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve MENA, gjatë një interviste për revistën egjiptiane "Ahram al-Arabi" të së premtes, z. Asad është shprehur i bindur se qeveria e Damaskut nuk do të bjerë dhe opozita militante nuk do të arrijë sukses. "Dialogu me opozitën është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën," ka thënë në intervistën e vet presidenti sirian. (Artani)