Marina iraniane testoi të martën në Gjirin Persik një nëndetëse dhe një destrojer.
Nëndetësja Tareq 901, e riparuar nga ekspertët iranianë dhe destrojeri Sahand u lëshuan me sukses nga porti jugor Bandar Abbas, njoftoi Press TV.
Komandanti i marinës Admirali Habibollah Sayyari tha se sistemi anti-radar, krahët, sistemi pneumatik, sistemi i kompresimit të ajrit dhe sistemi i telekomunikimit, janë projektuar nga inxhinierët iranianë.
Nëndetësja është tërësisht e projektuar dhe nderuar nga ekspertët iranianë. (Leftion Peristeri)