I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi mbërriti të martën në Turqi për të vizituar kampet e refugjatëve sirianë.
Brahimi vizitoi kampet e refugjatëve në provincën Hatay në Turqi, pranë kufirit sirian mëngjesin e së martës dhe pritet të vizitojë edhe kampin e refugjatëve Altinozu, deklaron një zyrtar turk.
Përpara udhëtimit në Turqi, Brahimi ishte të hënën i pranishëm në një takim të mbajtur në kryeqytetin egjiptian, Kajro, ku ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Turqisë dhe Iranit diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Siri nga pikëpamja politike dhe humanitare.
Më herët bisedimeve në Kajro, z.Brahimi bëri një vizitë katërditore në Damask, ku u takua edhe me presidentin sirian Bashar al- Assad dhe anëtarë të opozitës.
Turqia po strehon më shumë se 80,000 refugjatë sirianë në kampet e saj të refugjatëve. (Albana)