PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, dokument për mbrojtjen e pikave bazë të ujërave territoriale
2012-09-12 20:17:05 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia kineze e lajmeve "Hsinhua" njoftoi më 12 shtator se, për të forcuar mbrojtjen e pikave bazë të ujërave territoriale dhe për të ruajtur të drejtat dhe interesat detare të vendit, Administrata Shtetërore Oqeanike e Kinës publikoi "Mënyrat e përcaktimit dhe të ruajtjes së sferës së mbrojtjes së pikave të bazës së rilevimit të ujërave territoriale".

Në këtë dokument theksohet se ujërat territoriale janë vazhdim i territorit kombëtar në det dhe i përkasin këtij territori. Një vend ka të njëjtin sovranitet mbi ujërat territoriale ashtu siç e ka edhe mbi territorin e vet. Ky sovranitet ka lidhje me hapësirën ujore, me fundin e detit dhe me nëntokën detare.

"Ligji i mbrojtjes së ishujve i Republikës Popullore të Kinës" kërkon që shteti të përcaktojë sferën e mbrojtjes për pikat e bazës së rilevimit të ujërave territoriale, me qëllim mbrojtjen e posaçme të tyre. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China