PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ishujt Diaoyu, mediat kineze dënojnë vendimin e Japonisë
2012-09-11 10:00:16 CRI Komenti juaj Printoni

Mediat kryesore të Kinës denoncuan vendimin e qeverisë japoneze për shtetëzimin e ishujve Diaoyu.

Në një koment me titullin "Qeveria japoneze po vë një bast të rrezikshëm", agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua thekson se Japonia, duke mënjanuar kundërshtimet serioze të Kinës dhe paralajmërimin zyrtar të presidentit Hu Jintao në samitin e APEK-ut, ngul këmbë në shtetëzimin e ishujve. "Kjo dëmton sovranitetin territorial të Kinës, si dhe emocionet e kombit kinez. Kështu, marrëdhëniet mes Kinës dhe Japonisë po përballojnë sfidën më të madhe në këtë shekull", thekson Xinhua.

Të martën, organi zyrtar i Partisë Komuniste të Kinës, People's Daily, në artikullin me titull "Ishulli Diaoyu i Kinës nuk mund të tregtohet sipas qejfit të një tjetri", thekson vështirësinë e marrëdhënieve kino-japoneze për të mbërritur në gjendjen e sotme. Gazeta thekson se marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme janë shumë të rëndësishme si për Kinën, ashtu Japoninë. "Kina i sugjeron Japonisë që të shikojë qartë situatën e tanishme dhe të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet mbi ishullin Diaoyu", shton People's Daily.

"Vullneti i qeverisë dhe popullit kinez për ruajtjen e sovranitetit është i pandryshueshëm dhe Kina ka vendosmëri dhe aftësi ta ruajë atë. Çdo orvatje e Japonisë mbi ishujt Diaoyu do të përfundojë me humbje", përfundon gazeta. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China