Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Bashar Xhafari theksoi se qeveria e vendit të tij është e gatshme të bashkëpunojë me të dërguarin e OKB-së dhe të Lidhjes Arabe, Lakhadar Brahimi.
Ky i fundit është shprehur se e ardhmja e vendit duhet të përcakohet vetëm nga populli sirian dhe se gjatë këtij procesi, mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme.
Ndërkohë, përfaqësuesi i "Aleancës së Forcave për Paqe dhe Ndryshim" të opozitës siriane, Fathi Xhamus, deklaroi në Moskë se mund të nisë dialogu me qeverinë, nëse plotësohen kushtet paraprake. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)