Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur skeptik në lidhje me zërat për "largimin e Asad-it" nga pushteti.
Pala amerikane shprehet se nuk sheh asgjë të re në deklaratën e bërë nga qeveria siriane.
Pas bisedimeve me Rusinë, qeveria siriane shprehet se dorëheqja e Bashar al-Assad mund të realizohet vetëm nëpërmjet një dialogu ndërkombëtar.
Zëvendëskryeministri sirian Kadri Xhamil shprehet se dorëheqja e presidentit nuk mund të jetë një parakusht për bisedime.
Qeveria siriane shtoi se çdo përpjekje për të larguar me forcë Asad-in do të përbënte një "precedent shumë të rrezikshëm".
SHBA-ja e ka përkrahur largimin e Bashar al-Assad nga pushteti.
Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar vazhdimisht çdo përpjekje për të larguar me forcë Asad-in. (Albana)