Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka pezulluar anëtarësimin e Sirisë në radhët e saj si dhe ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Siri. Ky vendim u mor në samitin e posaçëm të vendeve islamike, të enjten, në Mekë të Arabisë Saudite.
Për këtë, ministri i Jashtëm i Sirisë Walid Al-Moualem reagoi se ky vendim ka shkelur Kartën e Organizatës, sipas së cilës vendimi duhet të merret nga të gjitha vendet anëtare.
"Pezullimi i anëtarësimit të Sirisë është komplot i Lidhjes Arabe dhe OIC-së. Këto organizata duhet të mbajnë përgjegjësinë e gjakderdhjes së vazhdueshme në Siri," u shpreh Al-Moualem.
Ndërkohë, ai shtoi se është bërë dhe një shkelje tjetër ndaj Sirisë pasi Damasku nuk mori ftesë për të marrë pjesë në këtë samit, gjë që dhe kjo bie në kundërshtim me parimet e Kartës së OIC-së. (Jiang Lei/Albana)