Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad emëroi të enjten ministrin e Shëndetësisë Wael al-Halkin si kryeministrin e ri, pasi ky post kishte mbetur i zbrazët
pas largimit të ish-kryeministrit Rijad Hixhab më 6 gusht.
Një ditë para emërimit të kryeministrit të ri, qeveria e Jordanisë konfirmoi hyrjen në vend të ish-kryeministrit sirian dhe familjarëve të tij gjatë orëve të para të mëngjesit të 8 gushtit.
Po atë ditë, ministri i Brendshëm sirian Mohamed al-Shaar u shpreh se Siria do të vazhdojë të luftojë kundër "terrorizmit", për të rivendosur sigurinë dhe stabilitetin në vend.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun mbajti një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Sirinë, e mbajtur të enjten në Teheran, i cili është i mendimit se është përgjegjësia kryesore e qeverisë siriane për të ndaluar dhunën në Siri. Ai u bëri thirrje palëve të ndryshme të përgjigjen më aktivisht.
Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbar Salehi u shpreh të enjten në Teheran se plani i paqes i propozuar nga Kofi Anan nuk ka dështuar dhe se Irani shpreson që pasardhësi i tij do të jetë i pavarur si ai. (Vera/Albana)