Sekretari iraninan i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare Sajid Xhalili mbërriti të martën për një vizitë zyrtare në kryeqytetin sirian, Damask.
Sipas Agjencisë siriane të Lajmeve, presidenti i Sirisë Bashar al-Assad u takua me Xhalilin dhe zhvilluan bisedime. Një funksionar i ambasadës iraniane në Siri bëri të ditur se në qendër të bisedimeve dypalëshe do të jenë situata e tanishme në Siri dhe rrëmbimi i 48 pelegrinëve iranianë në Siri.
Mësohet se pas kësaj vizite, Xhalili do të shkojë në Turqi, ku do të zhvillojë bisedime me funksionarët e qeverisë turke, dhe mundet që të kërkojë ndihmën e saj për shpëtimin e pengjeve. (Çang Çuo/Albana)