Selia e Sigurisë Kombëtare e Sirisë u trondit të mërkurën nga një sulm kamikaz, si pasojë e të cilit u vranë dhe u plagosën shumë funksionarë të lartë të vendit, duke përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes Daud Raxhija.
Lidhur me këtë, Ushtria e Lirë siriane nëpërmjet një deklarate u shpreh se do të dënojë autorët e këtij akti dhe do të luftojë terrorizmin, i cili cënon sigurinë kombëtare.
Po më 18 korrik, Këshilli i Sigurimit i OKB-së shpalli se do të shtyhet votimi për zgjatjen e monitorimit nga misioni i vëzhguesve i OKB-së në Siri.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Barak Obama ka bërë përpjekje për të arritur në një konsesus me homologun e tij rus Vladmir Putin lidhur me zgjidhjen e krizës në Siri. Megjithatë, ata ranë dakord vetëm për vazhdimin e konsultimeve të mëtejshme në të ardhmen.
(Çan Jean/Albana)