PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina e Rusia angazhohen për forcimin e partneritetit strategjik
2012-06-06 19:34:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Rusia do të forcojnë më tej partneritetin strategjik e bashkëpunimin e gjithanshëm, duke u bazuar te respekti e besimi i ndërsjelltë dhe zhvillimi i përbashkët.

Një deklaratë e publikuar të mërkurën në Pekin thekson se në dhjetë vitet e ardhshme, Kina dhe Rusia do të vijojnë kontaktet e nivelit të lartë, duke thelluar bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme, në mënyrë që para vitit 2015, vëllimi tregtar mes tyre të arrijë në 100 miliardë dollarë amerikanë dhe 200 miliardë dollarë amerikanë para vitit 2020.

Lidhur me problemin bërthamor të Gadishullit Korean, Pekini dhe Moska i bëjnë thirrje vendeve të rifillojnë sa më parë bisedimet gjashtëpalëshe. Ndërsa përsa i përket situatës në Siri, ato ritheksuan se zgjidhja paqësore e krizës duhet të mbështetet te ndalimi i akteve të dhunës dhe nisja e dialogut politik, por pa ndërhyrjen e forcave të jashtme. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China